Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ligji për Arsimin e Lartë vazhdon të mbetet peng

I pafat po konsiderohet Ligji për Arsimin e Lartë. Ndonëse u bënë disa përpjekje që ai të miratohet në Kuvend, ky ligj nuk po sheh dritë në fund të tunelit, raporton KTV.

Tentativat për ta miratuar i dështuan 2 herë ish-ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, për shkak të votave të deputetëve serbë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas analistëve, Lista Serbe nuk ka votuar pro këtij ligji pasi Universiteti i Mitrovicës Veriore, që punon sipas sistemit akademik serb, në ligjin e ri përfundimisht do të udhëhiqet nga institucionet e vendit, konkretisht nga Ministria e Arsimit.

Arton Demhasaj, nga Organizata “Çohu”, shprehet se me një situatë të ngjashme, ky ligj mund të ballafaqohet sërish, por ministri i ri nuk duhet ta lërë anash këtë çështje, pasi ligji përbën një ndër temat kryesore me rëndësi për vendin.

E njohësi i çështjeve arsimore, Rinor Qehaja, thotë se do të ishte e pafalshme që edhe njëherë ky ligj të dështonte, pasi kështu do të vulosej ajo çka është thënë më herët, se arsimi manipulohet nga politika.

Se kur do të procedohet në kuvend ligji me rëndësi kaq të madhe për vendin, askush nuk dha përgjigje.

Madje KTV-ja ka insistuar të marrë përgjigje edhe nga deputet e Listës Serbe se a do ta votojnë këtë ligj, por nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.

Ligji për Arsimin e Lartë, sipas Kushtetutës, është me interes vital dhe patjetër i duhen 2/3 e votave, përfshirë edhe ato të deputetëve nga komunitetet.