Projektligji për arsimin e lartë, i cili ka më shumë se një vit që është tërhequr nga Kuvendi me arsyetimin se duhen bërë disa plotësime, vazhdon të qëndrojë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duke mos u proceduar në Qeveri, shkruan sot Koha Ditore.
I njëjti projektligj ishte tërhequr nga seanca e Kuvendit edhe në vitin 2016, atëkohë me arsyetimin se duhen disa konsultime rreth tij. Por, e vërteta është se projektligji ka dështuar të procedohet për shkak të mosmarrëveshjeve me Listën Serbe.
Zyrtarët e tashëm të MASHT-it nuk kanë treguar se kur do të procedohet në Kuvend ky projektligj. Arben Dërmaku, këshilltari i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë të ditur se projektligji fillimisht pritet të dalë në dëgjim publik e më pas të procedohet në Qeveri.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
VV-ja zotohet se do të angazhohet për miratimin e projektligjit për arsimin e lartë
-
Qeveria nuk e ka në agjendë Projektligjin për arsimin e lartë
-
Ligji për Arsimin e Lartë vazhdon të mbetet peng
-
MASHT-i mban fshehtë raportin me shkeljet e kolegjeve private
-
Lista Serbe vazhdon ta mbajë peng Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë