Shkaku i Listës Serbe, sërish mund të mos votohet Ligji për Arsimin e Lartë, të cilin, para një muaji, Komisioni për Arsim e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për lexim të parë.
Lista Serbe po vazhdon ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, që prej vënies së taksës për produktet serbe, votat e të cilëve janë të domosdoshme për miratimin e këtij ligji, raporton KTV.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, ka thënë se krejt kjo është një çoroditje e deputetëve serbë, pasi po lë peng edhe shumë ligje të tjera.
Kurteshi thotë se halli i deputetëve serbë është se nuk dëshirojnë t’ia lënë Universitetin e Mitrovicës së Veriut nën menaxhim institucioneve të Kosovës.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ligji i ri, nga i cili varet kualiteti i institucioneve të arsimit të lartë, në sektorin publik e privat, ka shumë ndryshime.
Ai thotë se nuk do të heqin dorë nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, sepse është e paarsyeshme që një institucion brenda Kosovës, të vazhdojë të punojë me plan-program të Serbisë.
Edhe
VV-ja zotohet se do të angazhohet për miratimin e projektligjit për arsimin e lartë
Ligji për Arsimin hyn në mesin e ligjeve me interes vital.
Për miratimin e kësaj kategorie të ligjeve, nevojiten votat e 2/3 të deputetëve, përfshirë edhe komunitetet.
-
Shpresë që Lista Serbe mos të jetë pengesë për miratimin e projektligjit për arsimin e lartë në Kosovë
-
Lista Serbe kërkon që zgjidhja për arsimin paralel të kërkohet në dialog
-
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe shëndetësisë të diskutohet në Bruksel
-
Lista Serbe pamundësoi miratimin e katër ligjeve me interes vital, BE-ja kritikoi krejt Kuvendin