Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përmes një njoftimi për media, ka paralajmëruar bllokomin e rrugës që çdon te Manastiri i Deçanit, në shenjë kundërshtimeve të pretendimeve të tij për të marrë pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, edhe një herë kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, që urgjentisht të ndërhyjnë në kontestin pronësor rreth pronave të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat po dëshiron t'i marrë dhunshëm Manastiri i Deçanit.
Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, urgjentisht t'i shpallë pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” asete kombëtare, sepse kjo është zgjidhja me e mirë dhe me e pranueshme.
LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, njofton mbarë opinionin e gjerë së shumë shpejt do të shpallë vendimin për bllokimin disa orësh të rrugës që çon te Manastiri i Deçanit, si shenjë revolte dhe demonstrimit kundër personelit të Manastirit të Deçanit.
LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, rithekson së për çdo padëgjueshmëri qytetare me rastin e bllokimit të rrugës, ne nuk do të bartim përgjegjësinë dhe përgjegjësia do të bie mbi drejtuesit e Manastirit të Deçanit, - përfundon njoftimi.
-
Qeveria s’deklarohet rreth insistimit të QUINT-it për pronat e Manastirit të Deçanit
-
Lidhja e Historianëve: Vendimi për Manastirin e Deçanit i vë në zbatim ligjet e Serbisë
-
Imeraj: Ngadalë drejt Republikës së Manastirit të Deçanit
-
Historianët e Deçanit kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë
-
Historianët duan Ligj të veçantë për anulimin e vendimeve të periudhës 1998-1999