Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i ka dalë në përkrahje presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve, siç po e quan ky i fundit.
Murati i ka numëruar “humbjet” dhe përfitimet e Kosovës në rast të ridefinimit të kufijve me Serbinë, ndërsa ka thënë se ata që thonë se Kosova humb me këtë ridefinim, po shkaktojnë panik dhe po përpiqen të tmerrojnë njerëzit, e madje, siç thotë ai, po i dezinformojnë qëllimshëm.
Kreu i LB-së thotë se Kosova, me ridefinim të kufijve, humb: “të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë); humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë; humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk është luajale me të; Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen”.
Murati më pas ka renditur ato që, sipas tij, i fiton Kosova: “Fiton Kosovën Lindore, fiton funksionalitetin e shtetit, fiton sovranitetin e plotë, fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj., fiton paqen e stabilitetin, fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë, fiton mundësinë për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim”.
-
Murati: Cilido vendim ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ketë ndikim në skenën politike
-
Haziri: Bashkëpunimi mes partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizave politike
-
Haziri: Bashkëpunimi institucional është rruga e vetme për t’i dhënë fund krizave politike
-
Kos kërkon kompromis nga partitë politike në Kosovë pas zgjedhjeve
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera