Prishtinë, 4 shkurt - Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në debatin publik me qytetarët e Rahovecit për autostradën e Dukagjinit.
Ministri Lekaj u premtoi qytetarëve të Rahovecit se sugjerimet e tyre do të merren parasysh dhe se ato që janë të arsyeshme do të inkorporohen në projektin final.
I pari i Infrastrukturës dhe Transportit u tha qytetarëve se ky projekt është i qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si i tillë ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e vendit me korridoret pan-evropiane.
Ai pos tjerash u premtoi qytetarëve se krahas këtij projekti, do të rregullohet edhe shtrati i Drinit të Bardhë dhe maksimalisht do të kursehet toka bujqësore, e që për rahovecianët ka rëndësi shumë të madhe, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.
Ndërsa qytetarët duke vënë në pah rëndësinë e këtij projekti të munguar nga qeverisjet e kaluara, me anë të sugjerimeve të tyre dhanë kontributin e tyre për projektin e autostradës së Dukagjinit.
-
Lekaj: Autostrada e Dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve në Qeveri
-
Rahoveci kundër Variantit 6 të “Autostradës së Dukagjinit”, dëmtohet edhe Drini i Bardhë
-
Banorëve të Rahovecit s’po u pëlqen “Autostrada e Dukagjinit”, edhe larg edhe dëmtohet Drini
-
Lekaj në Prizren: Të gjitha sugjerimet dhe propozimet do merren parasysh për autostradën
-
Lekaj: Autostrada e Dukagjinit s’i dëmton tokat bujqësore