Ministri në detyrë i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar se autostrada e Dukagjinit nuk ka qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj, porse ajo do të ndodhë pavarësisht ndryshimeve në qeveri.
Deklaratën ministri në detyrë Lekaj, e ka dhënë për “Radio 1”.
“Projekti i Autostradës së Dukagjinit nuk qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj. Ky projekt edhe sot faqebardhë iu them se do të ndodhë. Ky projekt është gjigand në të mirë nacionale dhe ndërshtetërore dhe normalisht që drejtpërdrejt ndikon në jetën e 650 mijë qytetarëve të asaj zone të Kosovës”, ka thënë Lekaj.
Ministri Lekaj më tutje ka shtuar se projeksioni dhe obligimet nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së tij janë kryer si dhe ka treguar për shumën e zotuar dhe planifikuar të fazës së parë.
“Janë 70 milionë euro të planifikuara për vitin e ardhshëm për Autostradën e Dukagjinit. Nga ana ministrore dhe qeveritare çështja ka hyrë në binar. Gjithçka ka ndodhur me miratimin e legjislaturës së gjashtë, tani i mbetet Kuvendit të ri të vazhdojë me procedim të mëtejmë. Ajo që ju siguroj edhe njëherë, autostrada e Dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve të pas 6 tetorit”, përfundoi Lekaj.
-
Qeveria Kurti me projekt alternativ në vend të Autostradës së Dukagjinit
-
Hoti thotë se paratë e autostradës së Dukagjinit qeveria e re do t’i ridestinojë, Lekaj thotë se autostrada do të bëhet
-
Deputetët i kërkojnë ministrit Lekaj të vendoset standard në ndërtimin e autostradave
-
Lekaj në Prizren: Të gjitha sugjerimet dhe propozimet do merren parasysh për autostradën
-
Lekaj u premton rahovecianëve, bashkë me Autostradën e Dukagjinit, edhe sanimi i shtratit të Drinit