Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj është takuar me ambasadorin shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, të cilin e informoi se nuk ka marrë përgjigje nga homologu i tij Gjiknuri për tarifën e Rrugës së Kombit.
“Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër. Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë. Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithmbarshëm”, shkruan Pal Lekaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Lekaj ambasadorit të Kosovës në Shqipëri: E papërballueshme taksa për Rrugën e Kombit
-
Vihen themele të bashkëpunimit Kosovë – Greqi në infrastrukturë dhe transport
-
Lekaj anulon vizitën në Graçanicë pasi këta të fundit refuzuan të vendosin simbole të Kosovës
-
Limaj pret që Shqipëria të zbresë tarifën në Rrugën e Kombit
-
Ministri Lekaj paralajmëron për vitin tjetër shfrytëzimin e Autostradës me pagesë