Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj ambasadorit të Kosovës në Shqipëri: E papërballueshme taksa për Rrugën e Kombit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti sot Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ku si temë diskutimi ishte çështja e taksës rrugore për Rrugën e Kombit, taksë kjo, e cila është e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, të cilët kanë qarkullim të vazhdueshëm në rrugën e Kombit, transmeton Koha.net.

Ministri Lekaj potencoi edhe një herë se nuk është i pajtimit me këtë taksë të papërballueshme për standardin tonë. “Ne si Ministri e Infrastrukturës i kemi marrë me shqetësim gjitha ato ankesa të qytetarëve të Kosovës, sa i përket tarifës rrugore të autostradës së Kombit. Ajo që mund të them, është se ne nuk jemi njoftuar paraprakisht dhe as nuk jemi konsultuar me Qeverinë shqiptare për këtë rast nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë zoti Gjiknuri”, deklaroi Lekaj

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa ambasadori e njoftoi ministrin Lekaj lidhur me takimin e tij me ministrin e Infrastrukturës dhe energjisë Demian Gjiknuri, të cilit ia ka përcjellë letrën, dhe i ka kërkuar një takim në kohën më të shkurtër të mundshme për t’i trajtuar këto gjëra.​