Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj i rrëfehet ambasadorit të Zvicrës, thotë se “deklarata e tij është shtrembëruar”

Foto: Ministria e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet. Me këtë rast ministri Lekaj ka sqaruar se deklarata e tij e së enjtes është nxjerrë nga konteksti nga mediet e shkruara.

Sipas kumtesë nga MTI, Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën, transmeton Koha. net.

Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim.

Ai ka ripërsëritur falënderimin e tij dhe shtetit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Zvicrës.

Ambasadori zviceran Lebet, ka theksuar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve. Ai shprehu keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën.