Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka takuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën, më të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve të reja infrastrukturore lokale në këtë komunë.
Komuna e Prizrenit, me anë të kësaj marrëveshjeje me MIT-në, përfiton 400,000 euro për vitin 2019.
Lekaj dhe Haskuka nënshkruan edhe aneksin e memorandumit paraprak për financim të projekteve që veçse janë duke u zhvilluar në Prizren. MIT-ja merr përsipër financimin e asfaltimit të rrugës Lubizhdë - Skrobizhdë, ku për këtë vit janë ndarë mjetet prej 50,000 euro dhe asfaltimin e rrugës Prizren – Velezhë, në vlerë prej 50,000 euro.
Lekaj kërkoi nga Haskuka që realizimi i projekteve të financuara nga dikasteri që ai drejton, të bëhet me cilësi dhe sipas afateve kohore të parapara, ndërkohë që “i premtoi kryetarit të Prizrenit se mbështetja nga niveli qendror i qeverisjes, pa dallim bindjesh, nuk do të mungojë edhe në të ardhmen”.
I pari i MIT-së e njoftoi kryetarin e Prizrenit se për këto projekte janë të parapara edhe mjetet buxhetore për vitet që pasojnë deri në realizimin final të tyre. Ndërkaq e informoi të parin e kësaj komune se shumë shpejt do të fillojnë investimet edhe në hyrjen e Prizrenit nga ana e Gjakovës, projekt ky që financohet nga kredia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Kryetari i Prizrenit e falënderoi ministrin për këtë mbështetje, duke u zotuar se projektet e financuara nga MIT-ja do të realizohen në afatet e parapara. Ai shtoi se mbështetja për komunën që ai drejton, nënkupton mbështetje direkte për qytetarët, të cilëve po u kthehen taksat nëpërmjet investimeve në infrastrukturë.
-
MIT-ja përkrah disa projekte lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt
-
Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”
-
Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan të Klinës
-
4 milionë euro për rrugën Junik – Gjeravicë, 3 vite afat për finalizimin
-
MIT-i ndan 1 milion euro për ndërtimin e bulevardit në Kamenicë