Tri vite edhe pse është ratifikuar marrëveshja me tri fondet e Arabisë Saudite për vazhdimin e rrugës Prishtinë - Mitrovicë ende nuk është operacionalizuar buxheti.
Kjo edhe pse është formuar njësiti implementues i këtij projekti. Mirëpo, projekti nuk ka lëvizur.
Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, ka thënë në Puls të KTV-së se “nuk është faji tek fondi i Arabisë Saudite dhe fondi i ‘Bankës Islamike për Zhvillim’ për ngecje por ne kemi ngecur në procedura”, ka thënë Lekaj.
Ka fajësuar për këtë qeverisjen e kaluar.
“Sa i përket procedurave, pra fajtor janë qeveria e kaluar. Ju siguroj se rruga do të fillojë shumë shpejt sepse e kemi rregulluar këtë problem dhe vitin 2018 mbi 80% të punimeve do të përfundojnë në zgjerimin e rrugës Prishtinë - Mitrovicë, pas gjithë kësaj neglizhence”, ka thënë Lekaj.
-
Arabia Saudite e gatshme të mbështesë edhe projekte të tjera rrugore në Kosovën
-
Lekaj premton rifillimin punimeve në rrugën Miloshevë - Mitrovicë
-
U nis që 17 vjet, rruga Prishtinë-Mitrovicë ka ende punë
-
Marrëveshja e tretë për financimin e rrugës së nisur në vitin 2009
-
Nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, e nisur në vitin 2009