Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Legjislatura e shkuar, nga 140 projektligje përfundoi vetëm 29 prej tyre

Me seanca të jashtëzakonshme, mungesë kuorumi e pak ligje të miratuara, është karakterizuar sesioni pranveror i legjislaturës së shkuar.

Njohës të punës së Kuvendit, Legjislaturën e gjashtë, e cila nuk arriti të përmbyllte mandatin e saj, e kanë cilësuar të dobët për nga performanca, raporton KTV.

Sipas Agnesa Haxhiut nga Instituti Demokratik i Kosovës, legjislatura e re do të përballet me probleme të vjetra.

Megjithatë, Artan Murati thotë se efikasiteti i legjislaturës së re do të varet nga mënyra e formimit të saj.

Përkundër kësaj, Haxhiu e Murati vlerësojnë që, për dallim nga seancat e Kuvendit, puna në komisionet parlamentare ka qenë ndryshe.

Edhe Kuvendi me sesion më të dobët se parapraku Arbëri Kuvendi me sesion më të dobët se parapraku

Nga 143 projektligje sa kanë qenë të planifikuara për shqyrtim gjatë sesionit pranveror, legjislatura e kaluar ka miratuar vetëm 29 prej tyre.

Kuvendi i Kosovës është konstituuar më 26 dhjetor, pas shpërndarjes së Legjislaturës së gjashtë, në gusht të 2019-s.