Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka filluar takimet me strukturat e degëve të LDK-së.
Siç njofton kumtesa partiake të pranishëm ishin: sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe anëtarët e kryesisë Vlora Dumoshi, Avdullah Hoti, Arban Abrashi dhe Fidan Rekaliu.
Temat kryesore të takimit ishin qëndrimi i LDK-së për dialogun, qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në çdo rast kur cenohet sovraniteti i vendit, mbështetja e formimit të Forcave të Armatosura në bashkëpunim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian dhe gatishmëria për zgjedhje të reja, transmeton Koha.net
Ismet Beqiri ka përcjellur porosinë e kryetarit Mustafa me të gjitha qëndrimet e LDK-së në lidhje me temat aktuale që po kalon vendi ynë.
Ai poashtu ka theksuar rëndësinë e ekipit të LDK-së që është formuar për Platformën e Dialogut i cili do të jep korniza të qarta në lidhje me vazhdimin e dialogut dhe nevojën për zgjedhje nacionale.
Edhe
Haliti thotë se takimi i LDK-së ishte rutinor
Kurse, Avdullah Hoti tha se si shtet jemi duke u përballur me sfida shumë të vështira dhe kjo është arsyeja pse kryesia ka vendosur të dalë në degë për të ndarë ide dhe vlerësime se çfarë duhet të bëjmë më tutje se si të dalim nga kjo situatë.
Arban Abrashi ka thënë se përpara do të ecim me përvojat dhe të gjitha idetë e strukturave të LDK-së.