Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-LVV kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për ndërtimet pa kritere në Ferizaj

Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të Ferizajt, kanë kërkuar nga Komuna dhe nga kryesuesja e KK-së, Kristina Bytyçi, ta thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme të KK-së për të debatuar rreth ndërtimeve të larta pa kritere, të cilat po ndodhin vazhdimisht në qendër të qytetit.

Sipas opozitës, në këtë mënyrë mund të parandalohen këto ndërtime të cilat vazhdimisht po e ngufasin qytetin dhe lëvizjen e qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo iniciativë ka nisur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila deri tashti ka mbledhur së paku 8 nënshkrime, ndërkohë lista i është dorëzuar LDK-së për nënshkrime në mënyrë që të plotësohen gjithsej 14 nënshkrime ose 2/3 e këshilltarëve të KK-së.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)