Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita kërkon hetim për lejet ndërtimore në Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, po vazhdojnë ta akuzojnë Ekzekutivin e Komunës me arsyetim se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së tyre janë lëshuar gjithsej 27 leje ndërtimore duke shpërfillur rregullat urbane.

Sipas opozitës, organet kompetente duhet t’i hetojnë disa procedura gjatë dhënies së lejeve ndërtimore të cilat po paraqesin telashe dhe kaos urbanistik. Gjithashtu kaosin urban po vazhdojnë ta kundërshtojnë edhe vetë qytetarët e Ferizajt, derisa ndërtimet e larta afër njëra-tjetrës po e vështirësojnë jetesën e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Enver Haliti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ndërtimet e larta pa kritere e kanë ngufatur edhe më shumë pjesën urbane të Ferizajt, andaj këtij kaosi urban po i kontribuon vetë Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt. Sipas tij, përgjegjësia kryesore për këtë çështje bie mbi kryetarin e Komunës, Agim Aliu, dhe drejtorit të Urbanizmit, Lulzim Aliu.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)