Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në Kuvendin e Kosovës kanë dërguar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, me 46 nënshkrime.
Këtë, thotë LDK-ja, e ka bërë pasi kryeministri Albin Kurti nuk reflektoi për t'i kërkuar falje Agim Veliut, për ta anuluar vendimin për shkarkim, e për ta hequr tarifën.
“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, konfirmohet në njoftimin e LDK-së.
-
LDK-ja thotë se ka përkrahjen e degëve për të vazhduar me mocionin e mosbesimit
-
Mocioni i LDK-së për mosbesim ndaj Qeverisë mbërrin në Kuvend
-
LDK-ja i ka mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit, ato dorëzohen sot
-
Për të kaluar mocioni i mosbesimit duhen 61 vota
-
LDK-ja inicion mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti