Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e IX Zgjedhor.
Gjatë punimeve të Kuvendit do të votohet për kryetarin e partisë. Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk ka arritur marrëveshje për një kryetar konsensual.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLEXO EDHE: LDK-ja e mban Kuvendin zgjedhor pa prani të mediave
Burime brenda kryesisë së LDK-së, bëjnë të ditur se Isa Mustafa do të jetë kandidati konsensual që ta vazhdojë mandatin përsëri në krye të partisë.
Kuvendi mbahet në Hotel “Emerald”. Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon nga ora 09:00, kurse punimet e Kuvendit fillojnë në ora 10:00.