Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se vendo do të shkojë drejt zgjedhjeve qysh në fillim të vitit të ardhshëm, nëse nuk arrihet një marrëveshje për postin e presidentit.
Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi, ka thënë se nëse në fillim të janarit nuk ka një zgjidhje për postin e presidentit, partitë duhet të përgatiten për zgjedhje sa më shpejt në mënyrë që të mos shkaktohen “probleme nga jostabiliteti politik”.
“LDK-ja ka një organizim të mirëfilltë nëpër degë dhe nëndegë nëpër komuna. Kryetari Mustafa e ka bërë të qartë që në qoftë se nuk ka zgjidhje shumë shpejt, gjatë fillim janarit ne duhet të përgatitemi ose po rrëshqasim drejt zgjedhjeve, sepse ato duhet të përfundojnë më herët në mënyrë që vendi të mos mbetet pa president, pasi ushtruesja e detyrës e ka një afat gjashtëmujor, kështu që do të shfaqeshin problemet se kush do t’i certifikojë zgjedhjet por edhe problemet tjera që mund të lindin nga jo stabiliteti politik”, ka thënë ai për KP-në.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentes që nga 5 nëntori kur dha dorëheqje Hashim Thaçi për t’u përballur me Gjykatën Speciale në Hagë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, si dhe kryeministri Avdullah Hoti, po ashtu nga LDK-ja, kanë paralajmëruar qe një kohë takime me krerë të partive të tjera për të gjetur një zgjidhje për postin e presidentit.
-
Paralajmërohen takime mes partive për çështjen e presidentit, AAK-ja s’heq dorë nga kërkesa e saj
-
Mustafa: Presidenti të zgjidhet sa më shpejt, të mos shkohet në zgjedhje
-
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presidentja e vlerëson
-
Osmani nis konsultimet për datën e zgjedhjeve nga ora 13:00
-
Shoqëria civile letër partive politike që të shmangen zgjedhjet