Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje.
Ai në një prononcim për media ka bërë të ditur se në fillim të dhjetorit do ta mbledhë Kryesinë e partisë për të biseduar lidhur me këtë çështje.
Mustafa tutje ka shtuar se brenda partisë ende nuk është përmendur ndonjë emër për president, raporton KOHA.
"Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin", ka thënë Mustafa.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja shton buxhetin si temë në takimin me partitë për presidentin
-
LDK-ja paralajmëron zgjedhje në fillim të vitit
-
Mustafa nuk i sheh zgjedhjet zgjidhje për presidentin
-
Mustafa: Nuk diskutuam për presidentin, nuk është situatë që duhet ta ketë vëmendjen tonë tani
-
Mustafa: Nëse ne i besojmë VV-së për kryeministër, edhe ata duhet të na besojnë për president