Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dënuar vrasjen e gruas shtatzënë 35-vjeçare në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë të mërkurën.
Kryetarja e këtij forumi, Jehona Lushaku, ka kërkuar që urgjentisht të shkarkohen të gjithë personat përgjegjës që nuk kanë ofruar siguri për shtatzënën e cila mbeti e vrarë në prag të lindjes së foshnjës së saj.
Lushaku theksoi se rastet monstruoze si ky, shpërfaqin dështimin e shumë hallkave të shtetit për të siguruar jetën e shumë grave në Kosovë.
I dyshuari për vrasjen është Sokol Halili, me të cilën viktima ishte në proces të ndarjes. Halili ende nuk është arrestuar, ndërsa vetura të cilën dyshohet se e përdori për t’u larguar nga vendngjarja është gjetur në qytetin e Shtimes.
-
KMDLNJ: Vrasja e gruas shtatzënë, dështim i mekanizmave mbrojtës të shtetit
-
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Sokol Halilit, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës
-
LDK-ja kërkon nga Qeveria qasje serioze në adresimin e çështjes së gruas
-
LDK: Me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe ministri
-
Prokuroria për vrasjen e shtatzënës: Ndërmorëm të gjitha veprimet e nevojshme