Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që të prezantojë politika më efikase e të ketë qasje serioze, që çështja e grave të adresohet në të gjitha nivelet.
Jehona Lushaku, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, në konferencë për media të mërkurën, ka thënë se ka pasur rritje të rasteve të dhunës në familje në vitet e fundit.
Ajo ka thënë se në vitin 2022 tri gra kanë qenë viktima të femicidit në Kosovë.
Ajo ka përmendur rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në Gjinekologjisë në QKUK.
“Dje isha në QKUK dhe asnjë masë ekstra nuk ishte marrë, mund të hyje pa telashe pa të pyetur se kush je apo çfarë kërkohet. Vrasja duhet të jetë emergjencë dhe kërkon politika emergjente”, ka thënë Lushaku.
Ajo po ashtu ka folur për nivelin e ulët të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës. Ajo ka akuzuar për politika joadekuate.
Ndërsa ka ndërlidhur edhe mungesën e çerdheve me mungesën e dëshirës së nënave të reja që të jenë në treg pune.
Edhe
Lushaku për Kurtin: Thoshte t’i jap disa poste ministrore, aty ku unë jam zot shtëpie
“Përkundër se janë premtuar nga Qeveria 160 çerdhe të reja, vetëm tri janë nisur. Ka zero angazhim nga Qeveria për të adresuar e përmirësuar gjendjen e grave në tregun e punës”, ka thënë Lushaku.
Ajo ka thënë se si LDK ngrehin shqetësimet për politikat e përgjithshme karshi trajtimit të çështjes së gruas në Kosovë.
“Kërkojmë seriozitet nga ana e Qeverisë. Kërkohet qasje serioze strukturore dhe institucionale e përtej kësaj vullnet politik. Këtë vullnet e shohim se ka munguar në dy vjetët e fundit”, ka thënë Lushaku.
-
LDK-ja kërkon ulje të akcizës dhe TVSH-së për naftën, si dhe subvencionim për sektorët e ndjeshëm
-
LDK: S’mund të diskutohet rritja e çmimit të rrymës kur sistemi i faturimit është vënë në pikëpyetje
-
LDK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës
-
Lushaku-Sadriu: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por fillimisht të provohet arritja e një marrëveshjeje