Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një statusi në Facebook ka thënë se sulmet ndaj institucioneve të Republikës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, si dhe barrikadimi dhe mbyllja e rrugëve janë veprime që cenojnë rendin kushtetues të Republikës prandaj si të tilla, sipas tyre, ato janë të papranueshme.
LDK-ja ka thënë se i dënon ashpër këto veprime dhe kërkon që autorët e sulmeve të sillen para institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.
“LDK-ja edhe një herë përsërit kërkesën e saj ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit për koordinim të veprimeve me partnerët e Kosovës, si rrugë e vetme drejt kthimit të rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në gjithë territorin e Kosovës. Çdo rrugë tjetër është rënie në kurthin e synimeve destabilizuese të Serbisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.
LDK-ja thotë se kërkon nga Qeveria e Kosovës plan të qartë për të zgjidhur situatën e sigurisë në veri.
“LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës plan të qartë për të zgjidhur situatën e sigurisë në veri. Në këto momente vendit i duhet lidership i vërtetë që do të veprojë me mençuri dhe vendosmëri; që në vend ndarjes e përçarjes siguron unitet të brendshëm e koordinim të ngushtë me aleatët tanë”, thuhet në njoftim.
-
LDK-ja kërkon nga Qeveria plan konkret për gjendjen në veri
-
PDK: Kosova po përballet me bllokadë të rrezikshme institucionale
-
Opozita e dënon sulmin terrorist në veri, kërkon presion ndërkombëtar mbi Serbinë
-
LDK-ja kërkon koordinim me ndërkombëtarët pas shpërthimit në Ibër-Lepenc
-
PDK: Serbia s’i ka përfunduar synimet destabilizuese ndaj Kosovës, Qeveria të koordinohet me aleatët