Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK- së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu pritën në takim Shefen e Zyrës së BE - së në Kosovë Nataliya Postolova.
Përmes një komunikate për medie, thuhet se në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me ç ‘rast Hoti shprehu kundërshtimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike lidhur me heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën e radhës.
Apostolova, në vazhdim të takimit, informoi Hotin dhe deputetët se zyra e BE–së për Kosovën, nesër, do ta bëj publike Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe i njoftoi ata për prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme, si dhe ofroi mbështetje për deputetët për zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA -ja dhe mekanizmat përkatës të saj.
Hoti falënderoi Apostolovën për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për përpjekjen e BE-së për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe njëkohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.
-
Hoti: LDK-ja do të kujdeset që Kosova mos të devijojë nga agjenda euro integruese
-
Apostolova takon deputetët e PDK-së e LDK-së
-
Hoti i thotë Apostolovas se LDK-ja, do mbështesë ligjet që rrjedhin nga agjenda evropiane
-
LDK e Vetëvendosje me qëndrime të kundërta për demarkacionin
-
LDK-ja ia konfirmon Delawies dhe Apostolovas votën për demarkacionin