Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria ka dështuar në investimet kapitale.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se rreth 70 për qind e projekteve të parapara për vitin 2023 as nuk kanë filluar.
Sipas tij, po përsëritet situata e vitit të kaluar.
Ka shtuar se në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.
“Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale. Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese:- Ministria e Bujqësisë 0%, - Ministria e Pushtetit Lokal 0%, - Ministria e Shëndetësisë 2% - Ministria e Ekonomisë 4%, - Ministria e Drejtësisë 4%, - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%, - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%, - Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%, - Shërbimi Spitalor 12% - Ministria e Infrastrukturës 16%”, ka thënë ai.
Sipas tij, sikurse në dy vjetët e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale.
-
Hoti për buxhetin: Qeveria e ardhshme do ta ndryshojë
-
Hoti: Rreth 1 miliard euro dëme nga bllokimi i projekteve kapitale nga Qeveria
-
Hoti akuzon Qeverinë për “dështim total në menaxhimin e buxhetit”
-
LDK: Qeveria dështoi në realizimin e investimeve kapitale, varfëroi qytetarin
-
LDK: Katër ministri nuk e kanë realizuar fare buxhetin për investime kapitale