Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë për bllokim të projekteve kapitale në të gjithë Kosovën, duke thënë se dëmet për qytetarët dhe nga vonesa në projekte, prekin shifrën 1 miliard euro.
Ai ka përmendur autostradën për Gjilan, rrugën për Podujevë, për Mitrovicë, Gjakovë, Xërxë-Rahovec, si disa nga projektet kapitale të bllokuara nga ekzekutivi.
“Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t'i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se Qeveria jo vetëm se nuk i shpenzon mjetet e veta, por i ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartur mjetet vetanake.
-
LDK-ja e akuzon Qeverinë për dështim në investimet kapitale
-
Hoti akuzon Qeverinë për “dështim total në menaxhimin e buxhetit”
-
Hoti: Është dëm i madh për vendin sa të mbetet kjo qeverisje në krye
-
Hoti: Qeveria s’po i zbaton projektet kapitale dhe po i pengon komunat
-
Hoti akuzon Kurtin se ka dëmtuar rëndë ekonominë e Kosovës