Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
"LDK-ja shpreh falënderim ndaj prijësit të idealit për liri dhe pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë rrugëtim drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur dhimbje për mungesën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova", thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Beqiri ka thënë se “Vërehet mungesa e Presidentit Rugova në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtetoformim”.
Artikuj të ngjashëm
-
Beqiri: Pa Rugovën, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot
-
Anëtarë të LDK-së bëjnë homazhe te varri i Rugovës
-
20 vjet nga vdekja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova
-
Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova
-
19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij