09:55 - Kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, i është përgjigjur LDK-së dhe kërkesës së saj për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se “edhe AAK ua jep votat LDK-së nëse janë për zgjedhje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj flet për tërheqjen e njohjes nga Burundi
09:45 - Kryeministri i Kosovës, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.
E fundit që ka ndodhur është ajo nga shteti i Burundit, i cili e kishte njohur vendin tonë më 28.10.2012, tërheqje e cila erdhi pas ofensivës së diplomacisë serbe kundër shtetësisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Haradinaj tha se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston si mundësi dhe nuk jemi të mbrojtur nga kjo.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarime. Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi Haradinaj.
Qeveria emëron anëtarët e rinj të Bordeve të Këshillit të Cilësisë dhe të Trepçës
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka emëruar 9 anëtarë të rinj të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Mirëpo, emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, raporton KTV.
Qeveria, po ashtu ka emëruar gjashtë anëtarë të Bordit të ndërmarrjes Trepça.
Ata janë: Esat Peci, Feriz Fetahu, Shyqyri Sadiku, Naser Peci, Xhafer Nura dhe Ardian Syla.