Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjidhja për votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë, është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke.
Haradinaj ka shkruar të martën në Facebook se tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes, do ta përkeqësojë angazhimin e Kosovës për paqe në Ballkan.
“Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një. Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t'i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë. Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan”, ka shkruar ai.
Qeveria ende nuk ka vendosur nëse do të lejojë serbët të votojnë nëpër qendra në Kosovë.
-
Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë për njohje të ndërsjellë
-
Haradinaj: 5, 12 ose 19 prilli datat e mundshme për zgjedhje
-
Haradinaj për rezultatin e zgjedhjeve: Kosova do të dobësohet e do të fitojnë armiqtë e saj
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO