Shkëmb Manaj i LDK-së i ka quajtur sulme deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndaj Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor.
Ai ka thënë se kjo tregon se kjo Qeveri është e praktikantëve.
“Ministrja e Drejtësisë nuk e ka të qartë se cilat janë kompetencat e saj. imazhi më i keq i mundshëm ishte që ministrja e Drejtësisë u bëri institucioneve të pavarura. Miratimi i strategjisë për sundimin e ligjit është hap i rëndësishëm, por mendojmë që ky dokument duhet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës. Është gabim i Qeverisë që këtë dokument ta aprovojë vetëm në Qeveri”, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria nuk po di si ta bëjë vettingun.
Ai ka thënë se LDK-ja vlerëson se KPK dhe KGJK e kanë për obligim që të sigurojnë që t’i kryejnë punët e tyre në pajtim me ligjin.
-
Ministria e Drejtësisë i quan të pasakta dhe tendencioze deklarimet e KPK-së për Ligjin
-
Haxhiu s’sheh përpjekje e as vullnet për reforma nga Këshilli Prokurorial
-
Haxhiu i reagon LDK-së: Përpjekjet e opozitës janë të dështuara
-
Opozita i reagon ministres Haxhiu, del në mbrojtje të KPK-së e KGJK-së
-
Deputeti i PDK-së kërkon që ministrja e Drejtësisë të japë dorëheqje