Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas konferencës së LDK-së e cila e akuzoi Qeverinë për kapjen e sistemit të drejtësisë.
Përmes një statusi në Facebok ajo ka shkruar se përpjekjet e opozitës për të njollosur dy iniciativa të rëndësishme, atë për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet, janë të dështuara.
“E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura. Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi”, ka shkruar ajo.
Deputeti i LDK-së përmes një konference për media sot ka akuzuar Qeverinë se ka kapur edhe institucionet e pavarura, sidomos sistemin e drejtësisë.
-
Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave
-
Haxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses
-
Haxhiu: S’mund t’i gënjej qytetarët, opozita bllokoi reformën në drejtësi
-
LDK-ja kërkon shkarkimin e Haxhiut
-
Haxhiu akuzon ish-pushtetet se montuan procese politike kundër VV-së