Këshilltarja komunale e LDK-së në Prishtinë, Naime Osmani, ka komentuar ndodhitë e së martës në Ndërmarrjen Publike Banesore.
“Ehh sillet rrota, se me polici i bllokojshin aksionarët e LDK-së”, ka komentuar Osmani në lajmin e emisionit 038 për përplasjet mes aksionarëve të Vetëvendosjes dhe grupit të dorëhequr për Ndërmarrjen Publike Banesore.

Reagim në këtë çështje pati edhe nga Lirak Çelaj, që në zgjedhjet e fundit garoi për të parin e kryeqytetit nga radhët e PDK-së.
- Përplasje të aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Banesore -
“Asgjë s'po mbetka për atë dynja. Sigurisht, koalicioni Sami-Lirak po i pengon të hyjnë brenda”, ka shkruar Çelaj.
Edhe
Kompletohet komisioni i aksionarëve i Ndërmarrjes Publike Banesore
Ai ka thënë se në mandatin e kaluar, të njëjtit njerëz nuk linin aksionarët e PDK-së dhe LDK-së të hyjnë brenda NPB-së, e jo e kundërta.
“Tash del Yll Hoxha organizon protesta për ta liruar ndërmarrjen”, ka shkruar më tej ai.