Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka vlerësuar se draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe përbën rregullim autonom politik dhe se Gjykatën Kushtetuese e zëvendëson me një sistem arbitrazhi.
Në një komunikatë për media për mbledhjen e parë të Kryesisë së re të kësaj partie thuhet se draftstauti paraqet një çështje urgjente për trajtim kushtetues.
“Në lidhje me procesin e dialogut, Kryesia vlerëson se draftstatuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i dorëzuar Qeverisë së Kosovës, përbën qartësisht një rregullim autonom politik dhe territorial të serbëve të Kosovës dhe si i tillë kthehet në një çështje urgjente për trajtim kushtetues. Ky dokument, që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, mbështetet në Rezolutën 1244 të OKB-së, krijon pushtet të ri në territorin e Kosovës dhe zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me një sistem arbitrazhi”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se LDK-ja nuk mund ta mbështesë asnjë produkt që del “jashtë kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, jashtë sistemit unitar të shtetit tonë, si dhe jashtë rregullimit territorial të tij”.
Sipas tyre dokumneti është pasoje e politikave të gabuara të kryeministrit e Qeverisë.
“LDK-ja vlerëson se roli i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është i domosdoshëm dhe vendimtar dhe pret që kjo gjykatë të veprojë në përputhshmëri me normën kushtetuese, kurdo që ta trajtojë këtë dokument. LDK-ja konsideron se ky dokument është pasojë e politikave të gabuara të kryeministrit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera drejtuese të vendit, si dhe e moskoordinimit me aleatët tanë në fazat më kritike për vendin”, thuhet në komunikatë.
Edhe
LDK e AAK e shohin si taktikë elektorale hartimin e një draftstatuti nga Qeveria
Tutje thuhet se LDK-ja beson se koordinimi me kohë i veprimeve me aleatët, në veçanti me SHBA-në, është jetik për funksionimin dhe të ardhmen e vendit tonë.
“LDK-ja vazhdon t’i mbetet besnike idesë fillestare se dialogu me Serbinë duhet të bëhet për njohje reciproke, se Asociacioni i komunave është obligim i yni dhe se ky obligim ndërkombëtar duhet të realizohet në përputhshmëri të plotë me rendin kushtetues të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
-
LDK-ja e shqetësuar për draftstatutin, Haziri: Ndarje e brendshme e Kosovës
-
Abdixhiku: Përgjegjësia për presidentin mbetet te LVV-ja, çështja zgjidhet me marrëveshje politike
-
LDK: Funksionimi i shtetit s’mund të ndërtohet pa dialog politik e kompromis të përgjegjshëm
-
Bajrami: Draftstatuti për Asociacionin i pranuar nga Kurti nënkupton zhbërjen e shtetit