Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur debatin e parë publik me qytetarët, të cilët i ka informuar për punën gjashtëmujore të Komunës dhe planifikimet për pjesën e dytë të vitit.
Gjatë këtij takimi, Latifi bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2018 është gjithsej 13.7 milionë euro, prej të cilave për investime kapitale janë paraparë 4.4 milionë euro. Sipas tij, të hyrat vetjake të planifikuara për vitin 2018 janë 1.65 milionë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Të hyrat e realizuara deri të premten, 22 qershor 2018 janë 469 mijë e 136 euro. Në përqindje në raport me planifikimin: 28.43 për qind”, ka bërë të ditur Latifi, sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim. Tutje lidershipi komunal ka shpjeguar se obligimet financiare në fund të vitit 2017 kanë qenë 2.24 milionë euro. Ndërsa obligimet e kontraktuara ka pohuar se janë 6 milionë e 704 mijë euro.
“Përqindja e realizimit të buxhetit në të gjitha kategoritë deri të premten, me 22 qershor 2018 është: 46%”, shkruan në njoftimin e ZI... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Latifi: Kontratat kolektive rëndojnë gjendjen, Qeveria tërhoqi mbi 70% të buxhetit për investime kapitale
-
Latifi: S’është e ndershme që buxheti i Komunës të kthehet në lojë fushate
-
Kryetari i Rahovecit numëron arritjet e premton edhe më shumë nëse fiton mandatin tjetër
-
Latifi: Rahoveci s’është nën “radarin” e mbështetjes nga Qeveria
-
Buxheti i Rahovecit për vitin 2018 është 13.44 milionë euro