Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar që lista e pritjeve për trajtim të pacientëve në Klinikën e Ortopedisë dhe spitale rajonale të zvogëlohet sa më shpejt.
Latifi këto deklarata i bëri në seminarin e organizuar nga Shoqata e Ortopedëve të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Evaluimi dhe studimi i rasteve të rralla në Ortopedi”.
“Jam shumë i interesuar dhe jam duke punuar fort, që kjo listë e pritjes të zvogëlohet në këtë klinikë dhe në spitalet rajonale dhe pacientët të marrin shërbimin e duhur, pa pritje”, ka thënë Latifi sipas njoftimit nga MSH-ja.
Në fjalimin e tij, Latifi, theks të veçantë i dha shtatë shtyllave që kanë të bëjnë me transformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
“Po ashtu, Latifi, vëmendje të posaçme i dha edhe funsionalizimit sa më të shpejtë të Qendrës së Traumës, njëherësh zhvillimit të sistemit të traumës dhe emergjencës. Një çështje e rëndësishme, për të cilën Latifi diskutoi me të pranishmit në këtë seminar, ishte edhe lista e pritjeve të pacientëve jo vetëm në Klinikën e Ortopedisë, por edhe për listën e pritjeve edhe në spitalet rajonale të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
-
Ortopedia u prezanton QKUK-së e MSH-së tri plane për reduktim të listës së pritjes
-
Paralajmërohet shtimi i dhomave dhe decentralizim i shërbimeve në Onkologji
-
Ministri i dorëhequr i Shëndetësisë tregon se si duhet kryer puna që e la
-
Latifi tregon nëse ishte i gatshëm për ta drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë
-
Ikja e ministrit Latifi, vendimet e dy ditëve të fundit nxitën mospajtime me Qeverinë