Arbëri

Largohen konstruksionet metalike pa leje në Zonën Industriale

Në Zonën Industriale sot janë larguar disa konstruksione metalike të vendosura pa leje.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Facebook, ndërsa ka postuar edhe foto të aksionit. 

“Në Zonën Industriale, në kohë pandemie, janë vendosur konstruksione metalike pa leje në disa sipërfaqe - pavarësisht ndalesave nga ana jonë. Vendimet për rrënim janë nxjerrë me kohë, dhe disa nga konstruksionet janë larguar nga vet palët. Për rastet ku nuk janë përfillur vendimet tona, Sektori i Ndërtimit ka organizuar aksionet e rrënimit, sikur sot”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.