Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lansohet portali për cilësinë e ajrit në Kosovë

Foto: Koha

Çka është ndotja e ajrit, burimet kryesore të ndotjes së ajrit, rreziqet shëndetësore që shoqërohen me ndotjen e ajrit, janë disa prej të dhënave të cilët qytetarët do të mund t’i mësojmë përmes portalit të ri të cilësisë së ajrit nga IHMK, aplikacionit të cilësisë së ajrit për telefona të mençur, dhe faqen e internetit të IKShP-së për Cilësinë e Ajrit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) dhe Instituti Hidrometerologjik i Kosovë (IHMK) në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë shënuar aktivitetin Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit, raporton Ekonomia Online.

Agron Kelmendi nga Milenium Fondation, tha se portali shtetëror i financuar nga ta dhe i monitoruar nga IHK-ja do t’u mundësoj qytetarëve që në kohë reale të dinë cilësinë e ajrit dhe efektet shëndetësore të tij.

Shkumbin Shala nga Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës, njoftoi se po e bëjnë monitorimin nga 13 stacione dhe në portal vazhdimisht ofrohen të dhëna specifike lidhur me cilësinë e ajrit.

“Tani të dhënat tona janë të qasme për të gjitha kategoritë. Kemi 13 stacione prej ku bëhet monitorimi. Puna po shkon shumë mirë falë donatorëve e në veçanti ky i fundit që kemi pranuar nga MCC”. Në portal kemi të gjitha informatat, specifika dhe parametra të veçanta sa i përket gjendjes se cilësisë të ajrit”, ka thënë ai.

Seniha Bajraktari nga Komuna e Prishtinës, duke e pranuar se kryeqyteti është nga komunat më të ndotura në vend premtoi projekte në shërbim të përmirësimit të cilësisë se ajrit.