Lëvizja FOL, si pjesë e programit “Kërko Drejtësi”, ka lansuar të enjten platformën “E-Gjykata” e cila ofron filtra të shumtë duke mundësuar qasjen në vendimet e gjyqësorit në formë më të lehtë dhe më të shpejtë.
Nëpërmjet kësaj platforme synohet ngritja e transparencës së gjyqësorit në mënyrë më të lehtë për qytetarët dhe akterët e ndryshëm të gjyqësorit, shkruan sot Koha Ditore.
Koordinatori i projekteve në Lëvizjen FOL, Gersi Gashi, ka thënë se në platformën E-Gjykatat janë mbi 700 vendime të gjyqësorit, kërkimi i të cilave bëhet në bazë të 13 filtrave të ndryshëm.
Përmes këtij projekti, sipas Lëvizjes FOL bëhet publikimi i të gjitha vendimeve dhe informatave të tjera rreth gjyqësorit, me qëllim të ngritjes së transparencës. Projekti synon edhe vetëdijesimin e gjyqësorit rreth evidentimit dhe publikimit të arsyeve të mosmbajtjes së seancave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
FOL i kërkon KPK-së dhe KGJK-së transparencë për vendimet disiplinore
-
Cila bankë ka kamata më të ulëta? Lansohet platforma për krahasimin e shërbimeve bankare
-
IKD-ja synon kriminalizimin e moszbatimit të vendimeve të Kushtetueses
-
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
-
Anketa e Bankës Botërore: Një e treta e gjyqtarëve besojnë se ka korrupsion në sistemin gjyqësor