Sot do të lansohet qasja në informatat mbi statusin e lëndëve në gjykata.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me mbështetjen e Programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë sot pasdite do të lansojë një funksion të ri në ueb faqen e KGjK-së, veglën e Kërkimit të Statusit të Lëndës.
Në një komunikatë për media nga Këshilli Gjyqësor thuhet se deri më tani përdoruesit e gjykatave, palët dhe avokatët janë përballur me vështirësi për qasjen në informata mbi statusin e një lënde. Andaj, përmes këtij funksioni qytetarët mund të mësojnë rreth statusit të lëndës së tyre përmes numrit të lëndës me një pajisje elektronike. Pra, përdoruesit e gjykatës, palët në procedurë dhe avokatët, mund të kontrollojnë statusin e një lënde gjyqësore si dhe veprimet e mëhershme për atë lëndë.
Të dhënat e këtij funksioni gjenerohen nga baza e të dhënave e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) dhe oraret e seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat, do të përditësohen automatikisht nga baza e të dhënave SMIL.
Lansimi i veglës së kërkimit të statusit të lëndës, është një nga shumë funksione të ueb faqes së KGjK-së, të zhvilluara me mbështetjen e USAID-it.
Inovacionet si këto po parashihet që të rrisin transparencën dhe qasjen në sistemin gjyqësor si dhe eliminojnë pengesa për qasjen në informacione për lëndët nga qytetarët e Kosovës.
-
KGJK-ja del me propozim për “reformat në sistemin e drejtësisë”
-
Certifikata e gjendjes penale tani mund të merret online
-
ZKA: Sistemi i menaxhimit të lëndëve në gjykata e prokurori, i pasigurt
-
USAID u dhuron gjykatave të Kosovës pajisje teknike për seanca online
-
Kalkulatori i taksave dhe gjobave penale nga sot online në faqe të KGJK-së