Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Certifikata e gjendjes penale tani mund të merret online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot ka prezantuar platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.

Kryesuesi i KGHK-së, Albert Zogaj, lansimin e kësaj platforme e ka konsideruar tregim suksesi.

Sipas tij kjo plaformë është ndër investimet më kapitale të Bashkimit Evropian, në sistemin e drejtësisë në Kosovës.

Zogaj ka thënë se tashmë kanë fshirë mbi 60 mijë qytetarë nga evidenca penale por që këto të dhëna janë të qasshme për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë kurdo që nevojitet.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se platforma online për të nxjerr certifikatën e gjendjes penale është shumë e rëndësishme dhe është rezultat i një bashkëpunimi shumë të mirë të institucioneve të drejtësisë, sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Edhe Zogaj: Ka shumë mangësi në luftimin e korrupsionit, por të paktën s’kemi lëndë që po parashkruhen Arbëri Zogaj: Ka shumë mangësi në luftimin e korrupsionit, por të paktën s’kemi lëndë që po parashkruhen

Kelmendi u shpreh se nga sot ata qytetarë qe me vite kanë pritur me për të siguruar një evidence qendrore penale tashmë kjo është lehtësuar.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Johannes Madson, ka thënë se platforma online që mundëson nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale, është hap madhor për sundimin e ligjit në Kosovë. / ksp