Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e ka akuzuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, se “ka dërguar granata helmi” në Shqipëri, në vend se t’i dërgonte 1 milion euro që i kishte premtuar pas tërmetit vdekjeprurës. E ndërkaq sot, ka reaguar Pacolli duke e quajtur gënjeshtare.
“Premtoi se do jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, por dërgoi 500 granata helmi, gazi lotsjellës”, ka shkruar mbrëmë vonë Lama në facebook, pa përmendur emra, por duke aluduar tek Pacolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor e ka konfirmuar se i është drejtuar atij, kur ka reaguar vet sot Behgjet Pacolli.
“Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri!!!. Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë. Ju përshëndes”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se më 28 nëntor 2019, pak ditë pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, Pacolli, në pozitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, kishte premtuar se bashkë me familja ka ndarë 1 milion euro për ndërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”, kishte shkruar Pacolli.