Pas arrestimit të kryetarit të Istogut Haki Rugova, ka reaguar vëllai i tij Ismet Rugova. Rugova është pronari i kompanisë “Ma.Con”.
Rugova ka bërë thirrje “të mos krijohen paragjykime” dhe gjithashtu të pritet fjala e drejtësisë, por se këtu ka shtuar dyshimin “nëse ka”.
Te nderuar/a, jeni te informuar se kryetari i Komunes se Istogut, Haki Rugova (vellau im) mbahet ne arrest, kinse per...
Posted by Ismet Rugova on Saturday, October 10, 2020
KOHA raportoi se arrestimi i Rugovës së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, e një zyrtar tjetër të Komunës, Faton Bujupi, lidhet me dhënien e disa parcelave të Komunës për shfrytëzim nga kompania “Ma Con”, të cilat janë shfrytëzuar për gurëthyes. Për të dytën herë kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, do të përballet me drejtësinë, për dyshimet se në cilësinë e kryetarit të komunës i ka krijuar favore të mëdha financiare kompanisë “Ma Con”, pronë e vëllait të tij.
Ismet Rugova, vëllai i Haki Rugovës, përmes Facebook-ut thotë se nuk është bërë asnjë shkelje ligjore dhe se, siç thotë ai, sa i përket gurëthyesit, ka licencë prej vitit 2009.
Përmes një statusi të gjatë Rugova madje përmend edhe disa fakte që i quan ai rreth kompanisë “Ma.Con”.
“Kompania ndërtimore “Ma.con” ka të punësuar mbi 90 punëtorë dhe afaron krejtësisht me sektorin privat. Më saktë në 14 vitet e fundit kemi realizuar vetëm një tender dhe atë para 6 vitesh. Pra, nuk është e vërtetë se përfitojmë nga shteti”, shkruan ai.
Rugova përmend madje Haki Rugovën për të cilin thotë se 3 herë ka fituar zgjedhjet në Istog, dhe se akuzat e fundit ndaj tij, po bëhen qëllimisht duke ditur se vendi shkon së shpejti në “vitin zgjedhor”.
Edhe
Tre vjet pas ngritjes së aktakuzës, përfundon gjykimi ndaj Haki Rugovës
“Mos të harrojmë se jemi futur në vitin zgjedhore dhe me ngulm po tentohet që Hakiu dhe LDK-ja të njollosen sepse në një garë të ndershme vështire mund të rrezohen. Ju ftoj të mos krijojmë paragjykime, por ta presim drejtësinë ( nëse ka?!)”, shkroi Ismet Rugova.
Avokati i Rugovës, Besnik Berisha, njoftoi të shtunën se seanca dëgjimore tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake është planifikuar të mbahet nesër (të dielen) në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Pejë.