Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçi: Projektet e Ramës i nevojiten Prishtinës

Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi, ka ftuar qytetarët sot që me gëzimin e zgjedhjes së kryetarit të Prishtinës, të blejnë edhe librat e tij.

Megjithatë, ai ka thënë se sot nuk kishte aq shumë blerës të librave.

Ai ka thënë se poeti duhet të jetë i durueshëm me librin.

Lajçi ka thënë se ai vet ka preferuar që në këtë mënyrë ka preferuar që të bëjë promovimin e librit.

“Unë them se mirë është dhe të gjithë duhet ta bëjnë punën e vet. Në mënyrën time artistike ja kam uruar Përparim Ramës fitoren. Më lanë mbresa të thella dy kandidatët dhe unë pata shkruar se nuk do të dija cilin të votoja. Një përparësi ja kam dhënë Ramës pasi ai është artist. Artisti e ka të bukuren brenda vetes. Unë thash që ‘Prishtinë e di që je e gëzuar për Përparimin por gëzohu edhe për mua”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se pjesën më të madhe që nuk e ka bërë në teatër, ka vazhduar ta bëjë në librat e tij.

Sipas tij, shitja e librave në rrugë e bën që ta afrojë qytetarin me librin.

Lajçi ka thënë se edhe Rama edhe Vitia e kanë merituar të jenë të parët e Prishtinës.

“Projektet e Ramës i nevojitet kryeqytetit. Nuk ka qytetar që nuk do t’i gëzohej realizimit të projekteve të tij”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm