Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak: Qëndrimet e palëve mbeten larg në një numër çështjesh

Përfaqësuesesi special i BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pozicionet e Kosovës e Serbisë mbeten ende larg për një numër çështjesh dhe se ka shumë punë për të bërë para.

Ai ka folur pas raundit të fundit të dialogut në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Lajçakun fillimisht, por më pas edhe me drejtorin e të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeveri të Serbisë, Petar Petkoviq.

Bislimi tha se nuk parashihet njëherë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

“Sapo përfunduam dy ditë punë të madhe dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet për një numër të çështjesh urgjente mbeten ende larg. Ka shumë punë para nesh”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Artikuj të ngjashëm