Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se gjatë kësaj jave do ta udhëheqë takimin mes kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel.
Temë e takimit, siç ka bërë të ditur ai në Facebook do të jetë çështja e dinarit.
Lajçak ka thënë se po synojnë të gjejnë një zgjidhje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.
“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.
Më 12 maj ka përfunduar plani transitor i BQK-së. Një nga masat lehtësuese më të rëndësishme sipas këtij plani që zgjati 3 muaj është mosaplikimi i gjobave e i masave administrative, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi.
-
Lajçak: Do të thërras takim për dinarin nëse palët tregojnë gatishmëri për marrëveshje
-
BE-ja e sheh takimin e radhës për dinarin si rastin e fundit për zgjidhje
-
Lajçak: Takimi në Bruksel u mbyll me propozim për kompromis
-
Të enjten mbahet takimi i radhës në Bruksel për dinarin
-
Pa marrëveshje për dinarin në Bruksel