Pas transmetimit të kronikës në edicionin e orës 15:00, Ministria e Mbrojtjes kontaktoi Top Channel për të sqaruar se në datën 4 tetor 2012, kur Artur Meçollari është liruar nga ushtria, Ylber Dogjani ende nuk e kishte marrë gradën e gjeneralit dhe në atë kohë nuk ka qenë drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, e kësisoj nuk ka patur informacione që mund t’ia lejonte ky post.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Ylber Dogjani, është emëruar drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë në korrik 2013, pra 10 muaj pasi Meçollari ishte liruar.
Aktualisht Artur Meçollari mban gradën kapiten i rangut të parë dhe është Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton tch.
I diplomuar nga Akademia e Detarisë në Vlorë në vitin ‘89, ka ndjekur në vijim 3 kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshirë edhe Kolegjin e Komandimit të Forcave Detare. Po ashtu ka qenë pedagog i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Akademinë e Detarisë në Vlorë.
Ndër detyrat e ndryshme që ka mbuluar është edhe ajo e Këshilltarit të Lartë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Operacionin e NATO-s në Kabul të Afganistanit. Është dekoruar me medaljen për ”Shërbime të Veçanta” dhe medaljen e NATO-s “Non Article 5”.
Po ashtu, është edhe autor i një libri për incidentin e kanalit të Korfuzit. Disponon certifikatën e sigurisë NATO Cosmic, që është niveli më i lartë i sigurisë së Aleancës.
Lexoni edhe: Meçollari, eksperti për marrëveshjen detare me Greqinë, “cenon sigurinë kombëtare”
-
Meçollari, eksperti për marrëveshjen detare me Greqinë, “cenon sigurinë kombëtare”
-
Haxhiu: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv shtetëror
-
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndryshoi skemën e sigurisë së Kosovës
-
Maqedonci merr detyrën: Synojmë forcimin e ushtrisë e anëtarësimin në NATO
-
Meçollari: Autoritetet shtetërore po heshtin për arrestimin e 5 detarëve që shpëtuan 55 refugjatë