Punimet e seancës së djeshme do të vazhdojnë sot. Nga rendi i ditës me 11 pika, për sot kanë ngelur 3 të fundit. Ndër to, është edhe pika e rendit të ditës për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Seanca është planifikuar të nisë në orën 10:00
Këto janë tri pikat e rendit të ditës, të mbetura për sot:
- Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
- Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi vazhdon sot seancën plenare
-
Kuvendi shqyrton mocionin e shkarkimit të Bordit të ZRRE-së
-
Bordi i RTK-së: Vendimi për shkarkim prodhon shkelje kushtetuese nga Kuvendi
-
Sot seancë në Kuvend, votohet për shkarkimin e pesë anëtarëve të KPMSHC-së
-
Sot seancë në Kuvend, shqyrtohet rekomandimi për shkarkimin e 5 anëtarëve të KPMSHCK-së