Kuvendi i Kosovës ka njoftuar lidhur me seancën konstituive e cila do të mbahet nesër nga ora 10:00.
Sipas njoftimit në rend dite janë tri pika.
Fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pastaj deputetët do të japin betimin, për t’u zgjedhur më vonë kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.
Sipas njoftimit, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.