Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi mbyll sesionin pranveror me seancën e sotme

Deputetët do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e fundit të paraparë për sesionin pranveror.

Seanca e datës 12 gusht do të jetë e dyta në rend të ditës për shkak se do të fillohet me pikat e papërfunduara, me pikat nga seancat e mëparshme.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në orën 10:00 do të mbahet vazhdim i seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e kaluar. Në të pritet të votohet Raporti me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare; të shqyrtohet Raporti me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A; dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Gjysmë ore më vonë, pritet të mbahet seancë e re plenare me pikat si në vijim:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Edhe Kuvendi vazhdon sot seancën plenare Arbëri Kuvendi vazhdon sot seancën plenare

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-024 për ratifikimin e Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar,

Zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020,

Edhe Kuvendi sot mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës Arbëri Kuvendi sot mban seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2020.

Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.