Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur të hënën ka marr vendim që këtë javë të mbahen tri seanca plenare.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë deputetët do të mblidhen të mekurën për të shqyrtuar pikat e mbetura nga e kaluara, ndërkaq të enjten do të mbahet seancë e re plenare.
Kurse të shtunën do të ketë seancë solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. / KP